Durrës 22 Shkurt 2015 – Durrësi në prag të zgjedhjeve lokale është shndërruar në një kantier ndërtimi, aq sa shpesh herë është rënduar edhe trafiku duke i bërë rrugët thuajse të pakalueshme. Një nga projektet e kësaj fushate punësh publike në qytet është edhe projekti i fasadave një “teknologji” tashmë e konsoliduar, që rreth 15 vjet më parë nga ish kryebashkiaku i Tiranës, Ed Rama.
Pas suvatim-lyerjes së fasadave në të dy bulevardet kryesore të qytetit, tashmë rradha i ka ardhur pallatve te “Bërryli”. Këto pallte të ndërtuara në vitet e fundit të komunizmit sipas një projekti të arkitektes Pranvera Hoxha e bija e diktatorit, kanë realisht nevojë për një “make-up”, një tualet të thellë për “fytyrën” e tyre të lodhur nga më shumë se një cerek shekulli jetë dhe nga kripa e valëve të detit aty pranë. Fasadat e rrjepura e të vjetëruara të këtyre pallateve kontrastojnë ndjeshëm me fasadat epallateve të ndërtuara pas vitit 2 000 po në këtë zonë. Pikërisht një projekt i tillë, ndonëse pa ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik apo edhe në jetën e qytetarëve, gjithsesi si një zbukurim shtesë për qytetin të paktën do ta bëjë atë më tërheqës për turistëët sidomos turistët e huaj të krocierave.
Projekti i fasadave në Durrës pritet të shtrihet edhe në rrugë të tjera të qytetit, ku dominojnë pallatet e ndërtuara në vitet e komunizmit. Gjatë marsit, me synim për tu përfunduar para ditës së zgjedhjeve lokale, pritet të fillojë suvatim-lyerja edhe në pallatet e Rrugës Aleksandër Goga, të paktën deri të Mauzeleumi i Dëshmorëve.
/Gje.Tha. Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





