21 shkurt 2015 –  Qindra njerëz u evakuuan nga një prej banesave popullore më të larta në botë të shtunën, pasi qiellgërvishtësi "Pishtari" në Dubai mori flakë.

Era e fortë ndihmoi përhapjen e zjarrit në godinën 336 metra të lartë, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por qindra vetë kanë mbetur pa shtëpi si rezultat i dëmtimit të godinës 79-katëshe. Dëshmitarët, që nuk ngurruan të filmonin me celularë çastet e diegjes, thanë se flakët rrethuan qiellgërvishtësin në lagjen e rezidentëve të huaj. Policia nuk ka ende një shkak për rënien e zjarrit, që mendohet të ketë nisur rreth orës 02:00 pas mesnate.

 

https://www.youtube.com/watch?v=vtY1CoDBkeg