DURRËS, 21 shkurt 2015 – Më 4 -12 maj 2015 një grup të rinjsh nga Turqia, Italia dhe Shqipëria do të vendosen në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për pastrimin e plazhit të Durrësit.
Studentë nga Turqia, Italia dhe Shqipëria kanë nisur një projekt të madh pastrimi në qytet si pjesë e një nisme të Bashkimit Evropian. Sipas projektit, të quajtur “Rinia për Natyrën – Shoqëria e Gjelbër në Veprim / Youth for Nature – Green Society in Action” për 9 ditë, në tri faza, 27 pjesëmarrës nga tre vende (Turqi, Itali, Shqipëri) vijnë në qytetet Didim (Turqi), Poggiardo (Itali) dhe Durrës (Shqipëri), më 4-12 maj 2015, për pastrim plazhi, seminare / atelie ekologjike, fotografime dhe riciklim materialesh. Brenda nëntë ditësh shkëmbimesh në tre vendet pjesëmarrësit do të nxisin pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme jozyrtare dhe nëpërmjet tyre do të merren më shumë njohuri rreth çështjeve të larmishme ekologjike si dhe qasjeve të ndryshme të vendeve evropiane për problemet kryesore ekologjike si riciklimi ose në kërkim të burimeve alternative të energjisë.
Të rinjtë thonë se do të kenë shansin të përmirësojnë aftësitë krijuese dhe së bashku të krijojnë art të ri nëpërmjet teknikave krijuese riciklimit. Përveç seminareve / atelieve ekologjike dhe aktiviteteve krijuese ricikluese, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë rreth fotografisë dhe të përgatisin posterë me fotot që do të bëhen gjatë aktiviteteve. Në fund të projektit pjesëmarrësit do të kenë mundësi të lidhin ekologjinë, kreativitetin dhe fotografinë dhe të ndajnë njohuritë e tyre të reja nëpërmjet ekspozitës ekologjike me komunitetet vendore të shteteve të tyre në Turqi, Shqipëri dhe Itali.
Grupi përbëhet nga arkitektë, punonjës rinorë dhe inxhinierë mjedisi, të cilët vazhdojnë arsimin universitar dhe të gjithë të rinjtë janë të prirë të mbrojnë mjedisin. Anëtarët e grupit vendosën të zhvillojnë idenë e projektit “Rinia për Natyrën – Shoqëria Gjelbër në Veprim” pas pjesëmarrjes në një ditë informimi rreth Erasmus +.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





