DURRËS, 21 shkurt 2015 – Të shtunën, më 21 shkurt 2015, në magazinat e emergjencave në Tiranë, u dorëzuan përsëri ndihma, ushqime dhe veshje, të mbledhura nga besimtarët e Tiranës dhe Durrësit, si dhe nga nxënësit e shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”, për banorët e zonave të përmbytura në jug të vendit.
Këto ndihma konsistonin në rreth 80 pako me ushqime dhe veshje dhe u dorëzuan nga Episkopi i Krujës, Imzot Andoni, njofton zyra e shtypit e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Mbledhja e ndihmave vazhdon.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





