21 shkurt 2015 – Kaney West theksoi në një program televiziv se i është dashur të bëj 30 herë dush pas lidhjes me Amber Rose, para se të takohej me bashkëshorten aktuale Kim Kardashian. Kësaj deklarate Amber Rose i është kundërpërgjigjur menjëherë në rrjetin social Twitter.
Rose ka përmendur faktin se Kim Kardashian u bë e famshme vetëm falë videove porno, ndaj dhe 30 shira të rrëmbyeshëm nuk do të mjaftonin për ta larë atë, duke ironizuar në këtë mënyrë fjalët e Kaney. Ky i fundit gjithashtu ka theksuar se nëse Kim Kardashian do të kishte pranuar më parë të lidhej me të, nuk do të kishte pasur Amber Rose në jetën e tij.





