21 shkurt 2015 – "Shumë urime Rihanna! Të kujtohet party në Rio?".
Në ditën e ditëlindjes së yllit të muzikës, mesfushori i Bayern Munchen dhe Kombëtares gjermane Mario Gotze ka dashur ta "ngacmojë" me një postim në Twitter. Gotze ka publikuar edhe një foto nga festa e Gjermanisë pas suksesit në "Brazil 2014" ku ishte pjesëmarrëse edhe Rihanna.
"Të kujtohet party në Rio? Qofsh mirë! Të uroj gjithë të mirat", vazhdon tweet-i i Gotzes.





