21 shkurt 2015 –  Edhe humorist edhe futbollist. Këto janë dy pasionet e mëdha të Besart Kallakut, i njohur gjerësisht nga opinioni publik si Gjini i Portokallisë. Ai mësohet se ka nënshkruar një kontratë me klubin e Korabit të Peshkopisë.

"Zyrtare, nga sot, në huazim për fazën e dytë te Korabi… Shifemi të dielën në ndeshje…", shkruan aktori i humorit në Facebook. Më parë Kallaku ka luajtur për ekipin e Mamurrasit.