21 shkurt 2015 – Humbja në shtëpi përballë Borussia Dortmund e pozicionon Stuttgartin të fundit në tabelën e Bundesligës duke qenë një prej ekipeve më të rrezikuara që sezonin e ardhshëm të luajë në kategorinë e dytë. Në përfundim të ndeshjes së mbrëmshme (2-3), futbollistët vendas iu drejtuan tribunave të stadiumit për t'u takuar me tifozët e tyre, skena që i kemi parë edhe në ndeshjen Borussia Dortmund-Augsburg (0-1) disa javë më parë.
Futbollistët dukeshin shumë të mërzitur, ndërsa tifozët u munduan t'i jepnin kurajo.





