21 shkurt 2015 –  Eris Vogli, 23 vjeç lindur në Durrës dhe banues me dokumente të rregullta në Padova, u arrestua nga karabinierët për drogë, këtë të premte më 20 shkurt 2015. Ai nuk kishte precedentë penalë dhe nuk binte në sy si shkelës i ligjit.

Që nga dita e hënë, Erisi dhe lëvizjet që kryente ishin mbajtur nën vëzhgimin e karabinierëve. Ai u arrestua, ndërsa po udhëtonte me makinë. Më pas u krye kontrolli i banesës, ku karabinierët kapën 100 gramë kokainë të pastër, substancë përzierëse për kokainën, si edhe një peshore elektronike precizioni.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/