20 shkurt 2015 – Prodhimet e bulmetit ndihmojnë të sëmurët nga zemra dhe diabeti.
Sipas një studimi të fundit, personat që në moshë të re përdorin prodhime bulmeti, kanë më pak të ngjarë të preken nga sëmundjet e zemrës dhe nga diabeti i tipit 2.
Ky lloj diabeti vihet re tek personat me peshë trupore mbi atë normalen, pasi insulina e trupit nuk është në gjendje të kontrollojë nivelin e sheqerit dhe kjo bën që personi të ketë nivel të lartë sheqeri, presion të lartë gjaku kolesterinë të lartë dhe sëmundje të zemrës.
Studimi u bazua në më shumë se 3 mijë të rinj. Shkencëtarët vunë re se sa më shumë qumësht e prodhime të tjera bulmeti që përdoreshin çdo ditë aq më i vogël ishte rreziku ndaj sindromës së rezistencës së insulinës.
Nuk është e qartë se në ç’mënyrë bulmeti afekton rezistencën e insulinës; mund të ndikohet ajo nga substancat përbërëse si kalciumi, lektoza ose proteinat, ose thjesht nga pakësimi i sasisë së ushqimit duke mos lejuar mbi peshën trupore.
Megjithë këto rezultate botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë JAMA, shkencëtarët thonë se nuk janë në gjendje të rekomandojnë ndonjë dietë bazuar vetëm në këtë studim.
Bulmeti lufton diabetin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bllokuan rrugën në shenjë proteste, çfarë kërkojnë banorët e Durrësit të ri (Video)
A do të ketë masa të reja ndaj Ballukut? Karamuço: Mund të jemi para një komunikimi akuze, por…
Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët e prokurorët po bëjnë grevë
Tornadoja merr jetën e një gruaje në Itali, një tjetër viktimë nga përmbytjet





