20 shkurt 2015 –  Ishte një prej konkurentëve kryesore në Festivalin e Sanremo 2015 dhe për pjesën më të madhe të publikut, duhet të ishte ai fituesi. Këngëtari i viteve ’90 pas polemikave të krijuara për shkak të votimit, reuzltoi fitues i vendit të dytë. Lajmi se këngëtari në fjalë kishte tradhtuar gruan qarkullonte prej kohësh në gazetat e ndryshme javore, mirëpo Nek e pohoi këtë në emisionin “Invasioni Barbariche” të drejtuar nga gazetarja Daria Bignardi.

Këngatri u shpreh se e kish tradhtuar gruan në një moment të vështirë të jetës, pasi i ati i kish vdekur kohët e fundit, si dhe kishte ardhur në jetë vajza e vogël e cila e kish distancuar nga gruaja Patti, me të cilën ishin bashkë prej 20 vitesh. Por për fat të mirë pas gjithë këtyre vështirësve, Nek rrëfeu se gjithçka kaloi, pasi të dy e mirëkuptuan njëri – tjetrin. Kënga e Nek, konkuruese në Sanremo me titull “Fatti avanti amore”, iu dedikua bashkëshortes Patti.