20 shkurt 2015 – Një lojë me topa bore ka përfunduar në tragjedi në Stamboll të Turqisë. Pronari i një dyqani ka vrarë me thikë një person pasi xhami i dyqanit të tij u godit nga një top bore. Dhjetë persona po luanin me njëri-tjetrin pranë dyqanit të Serkan Ahmadit, kur ky i fundit doli dhe goditi me thikë gazetarin 49-vjeçar Nuh Koklu. Njëri nga dëshmitarët tha:
“Po luanim me topa bore kur po ktheheshim në shtëpi. Loja thuajse kishte përfunduar kur pronari i një dyqani doli dhe nisi të na shante. Më pas, ai goditi me thikë njërin nga ne”.
Gazetari mbërriti i vdekur në spital, ndërkohë që Serkan Ahmadi është arrestuar.





