DURRËS, 20 shkurt 2014 – Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të enjten, më 19 shkurt 2015, ora 23.00 u arrestua në flagrancë 22-vjeçari Astrit Leka, banues në Durrës. Blutë thonë se, gjatë kontrollit të ushtruar, rreth orës 19.45, në lagjen nr. 14 (Shkozet), 22-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë pa leje.
Arma e zjarrit ishte “Zastava”, kalibri 6.25 m/m, me krehrin me 3 fishekë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





