DURRËS, 20 shkurt 2014 –  Dy kamionë me 34 tonë ushqime për blegtorinë dhe një sasi e vogël ndihmash ushqimore janë nisur paraditen e së premtes, 20 shkurt 2015, nga porti i Durrësit drejt zonave të përmbytura në jug të vendit. Punonjësit e 10 subjekteve (“Durrës Container Terminal”, AFTO, EMS-APO, “Albanian Stevadoring Company”, “Fjona 2006”, “Durrës Kurum Shiping”, “Varaku E”,  agjencitë “Erled”, “Albion”, “Reimar”) që operojnë në territorin e portit, nën koordinimin e Komisionit të ngritur pranë drejtorisë së Autoritetit Portual Durrës (APD) kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme parash, me të cilat janë blerë ndihmat prej 34 tonë ushqime për blegtorinë në zonat që u përmbytën para tre javësh në jug të vendit.

Para nisjes së dy kamionëve drejt Fierit, duke folur në emër të operatorëve portualë, drejtori i përgjithshëm i “Durrës Container Terminal” Mesut Janar (Yanar) tha se kompania që ai drejton, e ka parë gjithnjë veten të përfshirë në nismat me karakter social që janë ndërmarrë në Durrës.

“Nuk mund të qëndronim indiferentë në këto çaste të vështira për banorët e zonave të dëmtuara nga përmbytjet”, deklaroi Janari. Më 20 shkurt 2015, firmave operuesen port iu bashkua edhe kompania “Balkan Trans”, e cila vuri në dispozicion dy kamionët për ndihmat. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/