DURRËS, 20 shkurt 2014 – Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të enjten, më 19 shkurt 2015, ora 17.00 u arrestua në flagrancë Mikel Prençi, 22 vjeç, banues në Durrës, i denoncuar nga xhaxhai i tij, B. P., 63 vjeç. Forcat e zbatimit të ligjit thonë se nipi 22 vjeç i kishte vjedhur një sasi teli elektrik në magazinë. Policia bëri kontroll në banesë, ku Prençit iu gjetën dhe sekuestruan materialet e vjedhura: 6 fije kablli elektrik me nga 5 m secili, 6 topa teli bakri.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





