DURRËS, 20 shkurt 2014 – Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të premten, më 20 shkurt 2015, ora 7 e mëngjesit, salla operative e komisariatit të policisë së Krujë ka marrë njoftim se në fshatin Larushk, të bashkisë së Fushë-Krujës kishte rënë zjarr në një veturë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që ka konfirmuar automjetin e djegur plotësisht (në foto) në rrugën dytësore të Larushkut.

Nisur nga forma, dyshohet të jetë BMW, ngjyrë vishnje, me 5 dyer, me numër shasie të identifikuar. Policia thotë se është vjedhur në Kamëz, mbrëmjen e së enjtes, më 19 shkurt 2015. Po punohet për zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin e autorit. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/