19 shkurt 2015 –  Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë Mulletit në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Të përfshirë në aksident ishin gazetari i njohur Çim Peka dhe vajza e ish ambasadorit shqiptar në Itali, Llesh Kolës, 29 vjeçarja Fleura Kola, e cila fatkeqësisht ka humbur jetën.

Burime nga policia e Tiranës konfirmuan se zoti Peka po udhëtonte me një automjet tip "Benz" dhe kishte festuar 40-vjetorin e lindjes. Ai është përplasur me një automjet tip "Audi" që drejtohej nga shtetasi Emiljano Pelushi.

Gazetari Peka është shoqëruar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe i është nënshtruar një operacioni.Tashmë, ai është jashtë rrezikut për jetën pohojnë burime nga spitali.