DURRËS, 19 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të mërkurën, më datë 18 shkurt 2015, ora 08.00, ka rënë zjarr në supermarketin “Carrefour 2”. Dyqani i rrjeti të dytë të shitjeve me pakicë, më i madh në botë dhe më i madhi në Evropë, ndodhet në qendrën tregtare “Blue Star”, në lagjen nr. 4 tek ish-Fermentimi dhe administrohet nga Sh. M., 27 vjeç, banues në Durrës.

Organet e rendit bëjnë të ditur se është djegur një frigorifer dhe disa pajisje. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike në njërin nga frigoriferët. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/