DURRËS, 19 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të mërkurën, më datë 18 shkurt 2015, rreth orës 16.40, ka gjetur vdekjen në spitalin publik të Krujës Mikel Zefi, 47 vjeç, banues në Shkodër. Zefi vuante dënimin në burgun e Krujës për veprën penale të vrasjes me dashje. Blutë sqarojnë se, nga veprimet e kryera, rezulton se i ndjeri ka qenë i sëmurë me zemër. Mendohet se ka pësuar arrest kardiak. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Info
Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në muajin janar 2015 në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Krujës dhe Fushë-Krujës ndodheshin përkatësisht 106 dhe 320 shtetas që vuajnë dënime për vepra të ndryshme penale.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





