DURRËS, 19 shkurt 2015 – Sikurse është bërë e ditur, të martën, më 17 shkurt 2015, ora 09.00, Th. R, 53 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash, komuna Rrashbull, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa i ati J. R., 79 vjeç. Por u gjet të nesërmen, të mërkurën, më datë 18 shkurt 2015, ora 09.00, dhe iu dorëzua familjarëve, njofton drejtoria e policisë e qarkut. I njëjti burim zyrtar thotë se i moshuari vuante nga sëmundja e humbjes së kujtesës (sklerozës)
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





