19 shkurt 2015 – Futbolli spanjoll po përballet me fenomenin e trukimit. Prokuroria Antikorrupsionit po heton ish – presidentin e Osasuna, Miguel Archanco, pasi është përpjekur të blejë ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar. Gazeta “Marca”shkruan se për këtë qëllim drejtuesit e Osasuna për një nga ndeshjet kishin parashikuar të shpenzonin 1 milionë e gjysmë euro, por është kundërshtuar nga lojtarët rivalë. Sfida ishte ajo mes Espanyol dhe Osasuna që përfundoi në barazim 1 – 1.
Takimet që do të manipulohej rezultati ishin disa, një mënyrë për të shpëtuar ekipin që në fund zbriti një kategori më poshtë. Osasuna e mbylli kampionatin në vendin e 18. Po hetimet nuk mbeten me kaq, pasi janë të paqarta disa trasnferta parashë të pajustifikuara.





