19 shkurt 2015 –  Autobusi i Chelsea-t ka pësuar një aksident të vogël në hyrjen e stadiumit “Parku i Princave” dhe i është thyer një xham dritareje.

Incidenti ka ndodhur rreth një orë para fillimit të ndeshjes PSG-Chelsea, e vlefshme për 1/8 e Champions League. Fillimisht, shtypi francez spekulloi duke njoftuar se bëhej fjalë për një goditje me gur ndaj autobusit, por pastaj u konfirmua që ishte një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit që transporton lojtarët e klubit londinez