19 shkurt 2015 –  Një tjetër peshk tepër i rrallë ra në rrjetat e peshkatarëve gjatë ditës së hënë në ujërat Australiane. Bëhet fjalë për peshkun me dy gojë, një specie e pazakontë, gojët e të cilit janë të bashkuara me njëra – tjetrën. Duke folur për DailyMail Australia, peshkatari profesional Garry Warrick tha se në 30 vite punë nuk kishte pare kurrë më parë një peshk të tillë.

Këngëtari godet me grusht fansen gjatë koncertit. E justifikuar me një refleks të pavullnetshëm, një këngëtar ka goditur me grusht fansen gjatë një koncerti. Fansja e tij është tunduar dhe ka dalë për të kërcyer para tij, por duket se ky xhest nuk i ka pëlqyer aspak atij.
Kjo gjë është shkaktuar nga reperi Afroman, i njohur për këngën ‘Because I Got High’. 40-vjeçari po luante një solo me kitarë në Misisipi të martën në mbrëmje, kur një vajzë nga publiku u ngjit nga skena dhe nisi të kërcente pranë tij. Lidhur me këtë situatë, zëdhënësi i këngëtarit ka thënë për revistën ‘Billboard’ se bëhet fjalë për një “refleks të pavullnetshëm”. Sipas ‘TMZ’, reperi u ndalua dhe u lirua pasi pagoi 330 dollarë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=D9cN66OrHrc