DURRËS, 18 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë e qarkut njofton se të martën, më 17 shkurt 2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasit Florjan Zebeli, 27 vjeç, banues në fshatin Rreth (Xhafzotaj). Blutë sqarojnë se në orën 23.30, duke drejtuar një “Benz” me targa AA383KB, në segmentin rrugor Katër Rrugët e Shijakut-Pjezë (Xhafzotaj), ka humbur kontrollin. Zebeli është përplasur me murin e kabinës elektrike. U dëmtua lehtë vetë 27-vjeçari dhe pasagjeri i tij, bashkëfshatari M. Xh., 20 vjeç. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/