DURRËS, 18 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut njofton se të mërkurën, më 18 shkurt 2015, ora 00.30 e mesnatës së ditës së re, u arrestua në flagrancë Gentian Gruda, 35 vjeç, banues në Durrës. Forcat e zbatimit të ligjit thonë se 4 orë e gjysmë më parë, ora 20.00, të martën, më 17 shkurt 2015, kishte shkaktuar një aksident, fatmirësisht, pa pasoja të rënda. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor nga Ura e Dajlanit deri te stacioni hekurudhor i udhëtarëve, teksa i bërë “dru” nga alkooli, Gruda po ngiste një “Benz”, me targë AX125WN. 35-vjeçari që nuk ka kuptuar se shtypi dy veta: 29-vjeçarin Blerim K., banues në Katund të Ri dhe 27-vjeçaren Denisë S., banuese në Durrës. Blerimi ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rreziku për jetën, kurse Denisa mori mjekime dhe u largua për në banesë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





