Të dhënat e pacienteve që marrin shërbimin në Qendrën e Shëndetit të Gruas në maternitet tashmë të digjitalizuara

DURRËS, 18 shkurt 2015 –  Edhe në spitalin rajonal publik të Durrësit aplikohet programi i përparuar i informatizimit, ASTRAIA, një metodë e re bashkëkohore mjekësore, që lejon përllogaritjen e rrezikut për çdo shtatzëni.  

Të dhënat e pacienteve që marrin shërbimin në Qendrën e Shëndetit të Gruas, në spitalin rajonal publik të Durrësit, janë tashmë të digjitalizuara, njofton zyra e shtypit në këtë institucion mjekimi. I gjithë rrjeti i të dhënave është në kompjuter, duke ofruar lehtësi në trajtimin ambulator të pacienteve. Përfitimet që vijnë nga përdorimi i këtij programi janë të shumta, duke nisur me evidentimin e problemeve gjatë periudhës së shtatzënisë e deri te gjurmimi i plotë i lëvizjes së pacienteve në spital. 

Epërsitë e programit ASTRAIA: njohja në kohë reale e problemeve që lidhen me nënën dhe bebin e saj, përllogaritja e riskut për “Trisominë 21” (sindroma “Down”); nëpërmjet regjistrimit të imazheve të ekografisë është i mundshëm konsultimi në distancë i të gjithë problemeve obstretikale që lidhen me shtatzëninë; evidentohen më mirë shtatzënitë që janë me risk të lartë; ka një strukturë të standardizuar dhe të njohur ndërkombëtarisht

Info

Të gjitha nënat shtatzëna mund të mësojnë që në javën e 11 të shtatzënisë së tyre nëse bebja gëzon shëndet të mire si nga ana mendore ashtu dhe për parametrat e rritjes së tij trupore. ASTRAIA është një metodë e re bashkëkohore mjekësore, që lejon përllogaritjen e rrezikut për çdo shtatzëni. Sistemi mundëson vetëkontrollin, si dhe kontrollin nga drejtuesit e institucionit. Po kështu, me të bëhet konsultimi i rasteve në distancë edhe me klinika jashtë vendit. Ndërkohë, kur të gjitha spitalet në vend të jenë të lidhura në rrjet, mund të konsultohen rastet në distancë dhe të merret informacion për çdo pacient. Sistemi, u krijon mundësi mjekëve gjinekologë edhe në përpunimin e të dhënave statistikore, të përdorshme për pune kërkimore shkencore. Nëse nga programi hasen anomali apo keqformime të fetusit, nëna zgjedh nëse do ta ndërpresë shtatzëninë që në javët e para të krijimit të fetusit. vendit. Kjo metodë mjekësore bën të mundur njohjen e historisë së sëmundjes së pacientit që nga momenti i hyrjes në sistem dhe më vonë, duke e pasur të skeduar elektronikisht. Azhornimi i këtij softi me të dhëna mjekësore në çdo tre muaj e shndërron dhe në një bibliotekë shkencore të rëndësishme për të konsultuar dhe cilësinë e diagnozën. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
 

Nëpërmjet këtij sistemi informacioni, krejtësisht i ri, integrohen të dhënat shkencore dhe ndjekja mjekësore e nivelit të lartë, e po kështu, edhe mënyra sesi trajtohet një pacient dhe ç’ndodh me të qoftë nga ana mjekësore, qoftë dhe ajo menaxheriale, duke përllogaritur se sa i kushton sistemit çdo pacient i trajtuar në të. Me aplikimin e këtij sistemi në shëndetësi. Kështu, edhe spitali rajonal i Durrësit futet në aplikimin e sistemeve të integruara informatike që ndihmojnë në cilësinë e diagnozës mjekësore, sepse mundësojnë dhe konsultimin nga profesorë e specialistë brenda dhe jashtë