16 shkurt 2015 – Tre shqiptarë, shpërndarës të vegjël droge në qytetin e Urbinos, nuk mund t’ia falnin pabesinë një marokeni, i cili bleu 2 gramë kokainë për 140 euro dhe nuk pagoi paratë. Erton Fishekaj i quajtur Toni, së bashku me Romeo Hamzajn dhe Fatjon Pashukun, kolo,s gati dy metra i gjatë vendosën t’i japin një mësim të mirë marokenit.
Më 7 dhjetor 2014, ata e ndoqën në periferi dhe e rrahën me grushta e shkelma. Më pas marokenit, Ajad Tariq i ngulën 7 herë thikën në shpinë, dhe në mollaqen e majtë. Tariqi, ndonëse i plagosur, arriti t’i telefonojë karabinierve, duke shpëtuar jetën e vet dhe duke denoncuar tre shqiptarët.
Pas arrestimit, tre shqiptarët akuzohen për tentativë vrasje, mbajtje armësh të ftohta dhe shpërndarje droge. Aktualisht, tre shqiptarët ndodhen në dhomat e paraburgimit në qytetin e Urbinos, në pritje të gjykimit.





