15 shkurt 2015 –  Mirando Roshaj, lindur në Vlorë më 24 dhjetor 1989 dhe banues prej vitesh në Leçe, u arrestua nga polica italiane. Mirando po ngiste një furgon, kur u ndalua në rrugë nga policia. Ai u përlesh me policët duke u përpjekur të mos i lejonte të kontrollonin furgonin. Gjatë kontrollit të mjetit, Mirandos iu sekuestrua 1,5 kg kanabis.

Më pas u krye kontrolli i shtëpisë së Mirandos. Policia sekuestroi 1 500 euro të fshehura në një gropë, në murin e banesës. Policia, gjithashtu gjeti edhe disa gramë hashash dhe një sasi të vogël marijuane, në banesën e Mirandos.

Mirando, që në moshë të re u mor me shpërndarjen e drogës në Lece dhe rrethinat. Në 15 dhjetor 2010 Mirando u arrestua për herë të dytë për shpërndarje droge dhe mbajtje dokumentesh identifikimi false. Në 4 mars 2012 u arrestua në qytezën e Karpinjano Salentinos (Carpignano Salentino), në Provincën e leces po për shpërndarje droge, por masa e sigurisë për të ishte e moderuar vetëm arrest shtëpie.

Arrestimi i katërt, të premten më 13 shkurt 2015 përfundoi me mbylljen e Mirandos në Burgun e Leçes.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/