13 shkurt 2015 – Këtë të premte, më 13 shkurt, mbi 30 karabinierë të Padovës dhe rrethinave u angazhuan në neutralizimin e një bande hajdutësh të rrezikshëm shqiptarë. Banda prej 2-3 muajsh vazhdonte të kryente një serial vjedhjesh dhe grabitjesh në banesat dhe bizneset e zonës.
Banda e kishte kryer goditjen e fundit në qytezën e Jesit, ku kishte vjedhur argjendurina, para kesh dhe një revolver tip Smith&Wesson, me të cilët kishin kërcënuar karabinierët, ndërsa largoheshin nga vendngjarja me një BMW të vjedhur.
Në pranga ranë:
Juli Markja,30 vjeç, Arjan Sula, 24 vjeç, Kreshnik Koxha, 28 vjeç, ndërsa Taulant Xhyra, 33 vjeç mori masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Një tjetër anëtar i bandës Adrian Gega, 25 vjeç, prej disa muajsh kishte përfunduar në Burgun e Poxho Reales (Poggio Reale) për një krim tjetër.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





