DURRËS, 13 shkurt 2015 – Në periudhën shtator 2014-31 janar 2015 nga qytetarët u deklaruan 155 025 ndërtime pa leje, të ndërtuara që prej vitit 1993 e deri në 2014, në të gjithë vendin, ka deklaruar kreu i ALUIZNI-t Artan Lame. Rekordin e mban qarku i Tiranës me 35 680 ndërtime të reja pa leje, ose 23 për qind të totalit. Në vend të dytë renditet Durrësi me 25 mijë vetëdeklarime, ose 16.1 për qind të numrit gjithsej.
Bie në sy se dy qarqe me popullsi më të madhe se Durrësi, kanë më pak: Elbasani renditet në vendin e tretë me 22 500 dhe Fieri me 20 mijë vetëdeklarime.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





