DURRËS, 13 shkurt 2015 –  Bëhet e ditur se, më 27 shkurt 2015, në teatrin “Aleksandër Moisiu” do të jepet një koncert i artistëve durrsakë dhe napoletanë, i titulluar “Rikthimi”. Shfaqja organizohet nga shoqata italo-shqiptare “New umor sound” në bashkëpunim me shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” dhe grupin e baletit të koreografit Arjan Plaku.

Kantautori Mario Maglione (në foto) dhe këngëtarja Luljeta Strefi do të shoqërohen nga orkestra e shkollës artistike të Durrësit me dirigjent Orges Mema.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”. Kontribuoi g. k./