13 shkurt 2015 – Automjetet me goma të larta janë një domsdoshmëri për të gjithë. Bently dhe Lamborgini paraqesin modelin më të ri të “ekzagjeruar”, i cili i përket modës së fundit. Kushton shumë, është super luksoz, brendia e tij të kujton një avion privat apo një limuzinë.
I pajisur në mënyrë ideale, gjigant, shumë i fuqishëm dhe në disa raste edhe antiplumb.
Disa prej tyre janë në prodhim të kufizuar dhe disa janë standard. Po flasim për makinat Suv, të cilat me të vëretetë janë të mrekullueshme. Makina suv ka motorr 5.5, me kambio automatike 7G, goma 37 inch dhe me marshe zmadhues. Kabinë mbrojtëse nga municione të dimensioneve të ndryshme me një shpejtësi nga 0 – 100 vetëm në 8 sekonda. Forca e blindimit të kësaj makine është në gjendje të përballojë edhe 7.62 plumba të kalibrit famëkeq AK – 47.
Automjeti gjithashtu mund të përballojë edhe shpërthimin e një granate.Pajisjet në brendësi të saj janë të gjitha te teknologjisë së fundit, moblije druri, Tv satelitor, mini bar dhe plot lukse të paimagjinueshme. Mercedes Benz G63 AMG, është mjaft i kërkuar nga personazhet e famshëm dhe të pasur. Specialistët e kompanisë në Toronto shprehen se kostoja e G 63 AMG është pothuajse një milion dollarë.





