13 shkurt 2015 – Elisabetta Canalis është konsideruar gjithnjë një femër plot stil, por paraqitja e fundit e aktores italiane, linte për të dëshiruar. E ftuar në Ballon Vienës nga bilioneri Richard Lugner, Canalis kishte zgjedhur të vishte një fustan të kuq tepër elegant. Problemi i vetëm i këtij fustani ishte dekolteja, që teksa Canalis po vallëzonte me 83 – vjeçarin Lugner, i shpërtheu, duke e lënë aktoren me hiret e saj jashtë.
Megjithatë 36 – vjeçarja u duk tepër e qetë dhe u kujtua ta ngrite dekoltenë, pasi fotografët arritën të bënin një panoramim të plotë të skenës në fjalë, ndërsa të pranishmit mbetën gojëhapur.



_7.jpg)


