12 shkurt 2015 –  Të mërkurën, më 11 shkurt 2015 karabinierët e qytetit sicilian të Milacos (Milazzo) ndaluan një makinë Fiat Panda, ku ishin dy persona, një egjiptian dhe Ardit Rexhvelaj, 23 vjeç, emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Nga kontrolli i makinës, u gjetën 200 gramë hashish të ambalazhuara në dy pako, rreth 5 gramë kokainë si edhe një peshore elektronike precizioni. Të dy personat. pasi u arrestuan, u dërguan në Burgun Messina-Gazzi.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/