12 shkurt 2015 –  Pasi Rama e krahasoi deputeten e PD-së, Albana Vokshi me aktoren Pamela Anderson, kur bashkë me kreun e PD-së kërkonin shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme në jug dhe shkonin me çizme në fshatra të papërmbytur, Vokshi iu përgjigj Ramës duke i thënë se më mirë të jesh si Pamela, sesa të jesh gaztor si Mr. Bean.

“Të krahasohesh me ju është si të krahasosh postën elektronike me postën me zogj. Fakti që e rrënuat shtetin duke e drejtuar me veshë, si ata muzikantë që nuk njohin notat, por i mban gjallë instikti i tallavasë. Kryetari juaj, i riu shkoi në një fshat në kodër dhe në tokë të thatë, urdhëronte qeverinë të shpallte gjendjen e emergjencës…. Mund t’i jeni dukur ndonjërit si PamelaAnderson në filmin Baywatch”, tha Rama.

Ndërsa deputetja Vokshi u shpreh:

"Më mirë Pamela Anderson që shpëton njerëz edhe në filmin Baywatch, sesa si Mr. Bean që të bën të qeshësh edhe me zor, meqë kryeministrit Rama i pëlqen shumë Pamela”.