DURRËS, 12 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë e qarkut të Durrësit njofton se të enjten, më 12 shkurt 2015, ora 13.00, seksioni i narkotikeve arrestoi në flagrancë 21-vjeçarin Elton Ramçe dhe 38-vjeçarin Sazan Jollja, të dy banues në Durrës.

Blutë sqarojnë se dy të prangosurve iu sekuestruan 4 kilogramë kanabis. Kjo sasi ishte ndarë në dy pako dy-kilogramësh, që po i transportonin me një “Opel Corsa”, me targe AA 867 IX për t’u shitur në përdorues të ndryshëm në qytet.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/