12 shkurt 2015 –  Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Bajram Currit, pasi akuzohet për abuzim seksual me dy vajzat e tij. Mësohet se është arrestuar shtetasi M. A., banues në një fshat të Tropojës.  

Sipas policisë, burri është denoncuar nga vajza e tij 25-vjeçare. Ajo ka dëshmuar në polici se ka rënë prej vitesh pre e dhunës seksual të babait.

Ndërsa, ka theksuar se kërcënohej me jetë nga i ati, nëse ajo do të fliste. Ndërkohë, është bërë e ditur se 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me vajzën tjetër, të miturën 13-vjeçare. Pasi policia ka marrë dëshminë nga të dyja vajzat, ka prangosur burrin.