12 shkurt 2015 – Goldgenie po shet një iPhone 6 të veçantë që kushton gati 3.5 milionë dollarë; versioni bazë i iPhone 6 i larë në ar kushton gati 15 mijë dollarë. Ky është një telefon në tri lloje, i larë në ar 24 karat, në ar ngjyrë rozë ose platin.
Sipas Daily Star, iPhone 6 mund të përfshijë gjithashtu diamantet tradicionalë ngjyrë të bardhë, së bashku me pjesët në ngjyrë rozë dhe të zezë, safirët, smeril, topaz, smerald, rubin dhe turmalinë.
Ndërkohë, dyqani me pakicë shet gjithashtu një version ‘Limited Edition Gulf Elite’ të iPhone 6, ku blerësit mund të zgjedhin stemën sipas shtetit ku jetojnë: Bahrain, Irak, Kuvajt, Oman, Qatar, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara Arabe, në anën e pasme të iPhone-it.





