12 shkurt 2015 –  Ka vetëm disa javë në Itali, por Xherdan Shaqiri po bëhet gjithmonë e më shumë popullor për faqet rozë të gazetave. Pas publikimit të lajmit se, ish lojtari i Bayern Munchen është në një lidhje me një modele me emrin Angelica, tani përflitet një tjetër femër.

Bëhet fjalë për Ema Brozoviç, motra e kroatit të Interit Marcelo Brozoviç. Të dy kanë bërë edhe një foto, e cila është shpërndarë kudo, bashkë me fjalët se tani janë çift. Gjithsesi, deri tani asnjë reagim si nga Ema, ashtu edhe nga Xherdani.