12 shkurt 2015 – Karabinierët e repartit special ROS prangosën tre persona në Altamura (Provinca e Barit).
Një prej tyre ishte Eduart Mihas, vetëm 19 vjeç. Shqiptari dhe 2 italianët akuzohen se si pjesëmarrës në “luftën civile” midis klaneve të mafies pulieze kanë tentuar të vrasin Mario Dombrosion, vëllanë e bosit të zonës Bartolomeos, i vrarë nëpërmjet një atentati mafioz në vitin 2010.
Tentativa e vrasjes ndodhi më 13 korrik 2014. Eduarti dhe 2 italianët akuzohen, edhe për armëmbajtje pa leje. Ndëkaq, karabinieria u sekuestroii 3 armë brezi, përfshirë edhe një revolver të markës “Zastava Magnum”, kalibër 357, i përdorur në vrasjen e bosit mafioz Bartolomeo Dombrosio.
U kap gjithashtu, një pushkë me tytë të shkurtuar, municione të kalibrave të ndryshme, si edhe lëndë plasëse ushtarake.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





