12 shkurt 2015 – Show-girl shqiptar Ingrid Gjoni, së bashku me këngëtarin Gjeto Luca do e festojnë Shën Valentinin e këtij viti në Milano.
Komuniteti shqiptar në Milano ka prenotuar restorantin Kyoto 188 në zonën San Vittore Olona, për të organizuar festën e Shën Valentinit. Në këtë festë do marrin pjesë Ingridi dhe Gjeto për t’i dhënë alegri festës e për të krijuar një ambjent sa më të këndshëm. Organizatorët e festës së Shën Valentinit janë emigrantët Desara Vulaj dhe Aleks Vulaj.





