11 shkurt 2015 –  Karabinierët e qytezës Finale Ligure afër Savonës arrestuan Elvis Hajdarin, 26 vjeç, me akuzën: dhunë fizike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Arrestimi u krye më 10 shkurt 2015, rreth orës 20:00. Në Spitalin Santa Corona u paraqit një shqiptare, 26 vjeçare, me plagë në trup, me hundën dhe buzën e çarë, si dhe me hematoma në kofshë. Pasi mori mjekimin e nevojshëm, pacientja shqiptare që nga spitali kontaktoi me karabinierinë.

Ajo denoncoi Elvisin se, ai kishte muaj që e nxirrte në rrugë për të punuar si prostitutë. Herë pas here, ai e rrihte bashkatdhetaren e vet. Më në fund, vajza vendosi të rebelohej dhe e denoncoi tutorin e vet. Në Gjykatën e Savonës, të enjten më 12 shkurt 2015 do të zhvillohet gjyqi i Elvis Hajdarit, me procedurën e gjykimit të drejtpërdrejtë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/