11 shkurt 2015 –  Policia e Bolxanos, qytet gjermanofon në Veri të Italisë, arrestoi Serxhio Selimajn, 22 vjeç.

Arrestimi u krye, sepse Serxhio me precedentë të mëparshëm penalë, merrej me shpërndarjen e drogës.

Në banesën e tij u gjetën të fshehura në një sirtar 216 gramë marijuanë, 2 500 euro të dyshuara, si fryt i shpërndarjes së drogës, si dhe një peshore elektronike precizioni. Pas arrestimit, Serxhio u dërgua në burgun e Bolxanos,

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/