11 shkurt 2015 – Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për vendin tonë, po për Indonezinë e largët. Atje ka një rregull të veçantë dhe të ndryshëm nga vendet e tjera, në lidhje me arsimin. Nëse dikush dëshiron të marrë një diplomë, duhet më parë të kalojë testin e virgjërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e qytetit Jember në Indonezi, sipas të cilëve vajzat e shkollës së mesme duhet t'i nënshtrohen patjetër, testit të virgjërisë, para se të fillojnë studimet e larta. Mësohet se humbasin të drejtën për të vazhduar studimet, të gjitha ato vajza që nuk kalojnë më parë këtë test.
Ndërkohë ka pasur reagime nga Organizata e të Drejtave të Njeriut, e cila ka kundërshtuar këtë ide, duke kërkuar tërheqjen e këtij propozimi nga autoritetet.





