Thirrje të gjithë kompanive shqiptare të interesohen për të aplikuar, menjëherë sa të fillojnë procedurat e prokurimit publik

DURRËS, 11 shkurt 2015 –  Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj bëri të ditur se qeveria shqiptare ka filluar procedurat për hapjen e një zone të madhe ekonomike, në Spitallë të Durrësit, rreth 8 km pranë portit të ri.

Ahmetaj ka deklaruar se, për shkak edhe të pozicionit gjeografik që ka Shqipëria dhe afërsisë të kësaj zone me portin, Spitalla do të ofrojë mundësi për investime të reja të huaja apo vendase dhe do të afrojë dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

U bëhet thirrje të gjithë kompanive shqiptare të interesohen për të aplikuar, menjëherë sa të fillojnë procedurat e prokurimit publik, në bazë të legjislacionit në fuqi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/