DURRËS, 11 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut Durrës njofton se të martën, më 10 shkurt 2015, ora 23.00, u ndalua i kërkuari Marjus Hatillari, 19 vjeç, banues në Durrës.
Forcat e zbatimit të ligjit thonë se gjykata e Durrësit, më 7 shkurt 2015 ka caktuar masën e arrestit me burg për veprën penale të vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim. U shpall në kërkim, të martën, më 10 shkurt 2015.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





