11 shkurt 2015 – Meteorët janë të njohur për njerëzit që nga momenti, kur i kanë hedhur sytë drejt qiellit. Por, pakkush di se ç' janë meteorët. Këta trupa qiellorë lëvizin brenda hapësirës së sistemeve të yjeve. Lëvizja e këtyre trupave mund të shikohet thjesht me sy.
Vëzhgimi i lëvizjeve dhe rënieve të tyre në tokë ka filluar që në kohët e lashta. Që në vitin 467 p.e.sonë, Anaksagora i Klazomenait përshkruan rënien spekulatore të një trupi të tillë.
Meteorët kur bien në atmosferën e Tokës, nga fërkimi nëpër ajër gjatë shpejtësisë së madhe, ndizen dhe digjen. Meteorët duken si yje që shkëputen nga qielli. Ata përbëhen nga copëza të vogla, jo më të mëdha se kokrrat e orizit ose kokrrizat e rërës, të cilat vazhdimisht bien në atmosferën e Tokës.
Sa më shumë të fërkohen, aq më shumë dritë bëjnë.





