11 shkurt 2015 –  Producentja e Dancing With the Stars, Holta Dulaku, ka shigjetuar pronaren e Top Channel. Reagimi i saj ka lidhje me shkrimin që botuesja e anabel, Dalina Buzi, pati publikar një natë përpara finales së “DWTS” ku shkruante se Lori Hoxha ende nuk e ka marrë apartamentin e premtuar, edhe pse nga fitorja ka kaluar një vit.

Pas ofendimeve për seksualitetin e gazetares, Holta Dulaku ka shigjetuar pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxha. Bashkëshortja e njërit prej pronarëve të Vizion Plus, thotë se mamaja e Lorit ka detyruar punonjësit të votojnë Lorin gjatë kohës që ajo ishte konkurrente në “DWTS”, dhe se apartamentin e fituar do të qe më mirë ta shiste e të lante lekët që punonjësit kanë paguar për televotim.