11 shkurt 2015 –  Një tifoz anglez ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë ndeshjes mes Liverpool dhe Tottenham.Tifozi i "The Reds" i cili quhet Ross, ka postuar në Twitter një status ku shkruhet:

"Do të ha jashtëqitjen time, nëse Balotelli shënon golin e fitores".

Por Super-Mario shënoi golin e fitores për vendasit në minutën e 83-të, duke e vendosur në një pozitë shumë të vështirë tifozin, i cili postoi një tweet më pas, ku shprehej se nuk do e mbante fjalën.

Çfarë janë këta burra që nuk e mbajnë fjalën e dhënë?!