DURRËS, 11 shkurt 2015 – Numri 13 është në qendër të shumë supersticioneve dhe teorive lidhur me atë ç'ka simbolizon. Për disa persona simbolizon gëzimin dhe lumturinë, ndërsa për të tjerë simbolizon frikën. Po ashtu, numri 13 vesh me mister botën fetare, historike apo matematikore duke mbartur kuptime sa të ngjashme, aq edhe të kundërta.
Sipas fesë
Në religjionin e krishterë, shifra 13 është njëri ndër simbolet interpretues të darkës së fundit, ku Jezusi kishte dymbëdhjetë Apostuj të mbledhur rreth tij dhe personi i trembëdhjetë ishte Juda, i cili u konsiderua tradhtar. Kështu që shifra 13 u shoqërua me dhembjet dhe vuajtjet e Jezusit pas darkës me Judën.
Fobitë e 13-ës
Në shekullin e katërt para Krishtit Filip II i Maqedonisë, mendonte se në statujën e tij të shtonte edhe 12 zotat. Por ai u ekzekutua menjëherë pas kësaj deklarate.
Në letrat Tarot, 13 herë simbolizon vdekjen dhe herë rilindjen.
Trembëdhjeta është më tepër një burim i mosbalancimit dhe bie në pjesën e kundërt të hyjnores, andaj shënon një evolucion drejt vdekjes, përfundimin e një fuqie dhe të një arritje.
Sipas kalendarit Maja
Kalendarët maja dhe aztekë përmbanin njëzet muaj dhe trembëdhjetë ditë. Në Babiloni, në muajin e 13-të të vitit të brishtë shaqej një korb kobsjellës.
Sipas matematikës
Numri është i ndashëm me 2, 3, 4 ose 6, ndërsa 13 është i ndashëm me 1 ose vetëm nga vetë ai.
13 e premtja e zezë
Zanafilla e paragjykimit mund të vijë nga një legjendë nordike. Të Premten ishte emri i Frigga-s, perëndeshë e dashurisë dhe pjellshmërisë. Kur nordikët dhe fiset gjermanike u konvertuar në krishtërim, Frigga u mallkua dhe u dërgua të fshihej në mal, e konsideruar si një shtrigë.
Studiuesit vlerësojnë se të paktën 10 % e popullsisë së SHBA ka frikë nga numri 13, dhe një frikë akoma më të madhe nga E Premte, 13, e njohur si paraskevidekatriafobia. Kjo frikë shkakton humbje deri 800 milion dollarë në vit, pasi njerëzit shmangin martesat, udhëtimet apo në rastet më të rëndë, edhe punën.





